KRYEFAQJA » LAJME » Meta : Rekomandimi i KE, akt inkurajues, të shumëpritur dhe strategjik për të ardhmen evropiane të vendit
akt inkurajues, të shumëpritur dhe strategjik për të ardhmen evropiane të vendit

Meta : Rekomandimi i KE, akt inkurajues, të shumëpritur dhe strategjik për të ardhmen evropiane të vendit

Presidenti Ilir Meta ka mirëpritur rekomandimin e Komisionit Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, duke e cilësuar një akt inkurajues, të shumëpritur dhe strategjik për të ardhmen evropiane të vendit. Në një njoftim të presidencës bëhet e ditur se gjatë takimit me ambasadoren e BE Romana Vllahutin, e cila i dorëzoi progresraportin për Shqipërinë, zoti Meta e vlerësoi Komisionin Europian si një mik të çmuar e të pakursyer të vendeve kandidate, duke u vetëdëshmuar një forcë e madhe tërheqëse drejt zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.
Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që ky raport dhe, posaçërisht rekomandimi për çeljen e negociatave, i gjen të gjithë aktorët politikë, institucionalë dhe qytetarët shqiptarë të bashkuar në dëshirën për të përparuar sa më shumë dhe sa më parë drejt BE-së, pa mëdyshje.
Presidenti Meta shprehu besimin se ky moment do t’i shërbejë një reflektimi të thellë dhe serioz për përballjen e sfidave të mëdha që kemi përpara, për ta bërë Shqipërinë një vend evropian më shpresëdhënës.

Sicred