KRYEFAQJA » LAJME » Meta refuzon Cakajn si shefi i diplomacisë shqiptare
Çështja Cakaj, tjetër përplasje mes Metës dhe Ramës

Meta refuzon Cakajn si shefi i diplomacisë shqiptare

Presidenti Ilir Meta refuzoi të enjten të dekretojë emërimin e Gent Cakajt si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vend të ministrit të deritanishëm Ditmir Bushati, zgjedhje kjo e bërë nga kryeministri Edi Rama, në fund të vitit të kaluar.
Në rreth katër faqe argumente të botuar nga faqja zyrtare e presidencës në ueb, zoti Meta ka nënvizuar se “Profili i Genti Cakajt ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative shtetërore në secilën element dhe tërësi”. Sipas presidentit disa deklarata të zotit Cakaj janë “të rrezikshme” dhe me “pasoja të paparashikueshme” në rajon duke kujtuar se qendrimet e tij për korigjimin e kufijve në kundërshtim me ato të qeverisë së sotme.
Presidenti Meta ka shkuar më tej kur ka shkruar se zoti Cakaj ka kryer edhe shkelje penale duke rrezikuar sigurinë e vendit. Sipas tij zoti Caka ka qëndruar 7 muaj në detyrën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme pa certifikatë sigurie.

Teksi i plotë në http://president.al/presidenti-meta-refuzon-propozimin-per-emerim-te-z-gent-cakaj-minister-per-evropen-dhe-punet-e-jashtme/

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com