KRYEFAQJA » LAJME » Meta, Rama e Bushati reagojnë për ndalimin e Haradinajt
Francë, shtyhet vendimi për Haradinajn

Meta, Rama e Bushati reagojnë për ndalimin e Haradinajt

Autoritetet e larta shqiptare kanë reaguar ashpër ndaj vendimit për arrestimin e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në unision, e kanë quajtur të pakuptimtë dhe skandaloz këtë veprim të policisë franceze. Kryeparlamtari Meta deklaron se ka besim që autoritetet policore franceze do të qartësojnë rrethanat e pakuptimta të këtij ndalimi dhe do të veprojnë shpejt për t’i kthyer të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të ligjshme kryetarit të AAK-së. Për kreun e Kuvendit, ky veprim është i pakuptimtë, i papranueshëm dhe nuk ndihmon frymën e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Absurditet e konsideron kryeministri Edi Rama ndalimin e Haradinajt. Në profilin e tij në rrjetet sociale, Rama shkruan se është e pabesueshme që urdhër-arrestet e Serbisë s’janë fshirë ende nga kompiuterat e BE-së. Edhe Ministri Ditmir Bushati u beri thirrje autoriteteve franceze, si një prej shteteve me kontribut thelbësor për Kosovën shtet, të qartësojnë situatën duke liruar menjëherë Ramush Haradinajn.
Çdo përpjekje e Serbisë për të përbaltur luftën çlirimtare të Kosovës do të dështoje sikurse dështuan politikat genocidiste të Millosheviçit në Kosovë, të cilave Ramushi dhe UÇK-ja ju kundërvunë, perfundon deklarimi i Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

Sicred