KRYEFAQJA » LAJME » Meta promovon Shqipërinë: Alpet tona më të bukurat në botë!
Meta : Vizitoni Alpet e Shqipërisë, më të bukurat në botë!

Meta promovon Shqipërinë: Alpet tona më të bukurat në botë!

Presidenti Ilir Meta ka gjetur një mënyrë krejt origjinale për të promovuar bukuritë e Shqipërisë së Veriut. Ai ka vizituar Alpet Shqiptare, Luginën e Valbonës dhe Thethin. Duke sjellë gjithshçka në një video që e ka publikuar në Fejsbuk, zoti Meta u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos e humbasin mundësinë që të vizitojnë këto vende të rralla turistike. “Mos mendoni të dashur miq se jam në Tirol të Austrisë apo diku tjetër në Alpet e Evropës. Jam te “Syri i Kaltër” në Theth të Shqipërisë, në Alpet më të bukura në botë. Mos e humbisni mundësinë për të vizituar “Syrin e Kaltër” këtu në Theth në zemrën e Alpeve tona” thotë zoti Meta.

Sicred