KRYEFAQJA » LAJME » Meta priti të enjten në takim z. Robert Benjamin

Meta priti të enjten në takim z. Robert Benjamin

Presidenti Meta priti të enjten në takim z. Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore dhe Lindore në Institutin Demokratik Amerikan. Në bisedime, Presidenti Meta vlerësoi kontributin e çmuar të NDI në Shqipëri, në nxitjen e proçeseve demokratike për rritjen e transparencës, integritetit në politikë dhe mbështetjen e shoqërisë civile, kryesisht sa i takon pjesëmarrjes se të rinjve. Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë që ka investimi për të rinjtë e kualifikuar që ata të qëndrojnë në Shqipëri i si një aset që duhet të investohet në dobi të të ardhmes së vendit. Presidenti Meta dhe zoti Benjamin folën edhe mbi zhvillimet në rajon, dhe rëndësinë që ka forcimi i zërit dhe përfaqësimit të shoqërisë civile për secilin vend dhe për rajonin në tërësi.

Sicred