KRYEFAQJA » LAJME » Meta pritet nga Schäuble: Vendimi pozitiv i Bundestagut gjerman për negociatat, i jashtëzakonshëm
Bon, Meta pritet nga Schäuble: Vendimi pozitiv i Bundestagut gjerman për negociatat, i jashtëzakonshëm

Meta pritet nga Schäuble: Vendimi pozitiv i Bundestagut gjerman për negociatat, i jashtëzakonshëm

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka vlerësuar se çelja e negociatave mes BE dhe Shqipërisë do ta ndihmonte më shumë këtë të fundit për të adresuar më mirë të gjitha prioritetet dhe përmbushur standardet dhe kriteret e nevojshme, si dhe do të jepte një sinjal shumë pozitiv për të gjitha forcat në rajon. Këtë vlerësim zoti Meta ja ka bërë Presidenti i Bundestagut të Gjermanisë, Dr. Wolfgang Schäuble gjatë një takimi në Berlin. Presidenti shqiptar duke iu referuar progresit të bërë në përmbushjen e prioriteteve kyçe, theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që do të kishte një vendim pozitiv i Bundestagut gjerman në favor të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Zoti Meta ka shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e gjithanshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, 30 vite bashkëpunim diplomatik dypalësh, veçanërisht angazhimin e saj në drejtim të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bahkimin Evropian.
Në vemendje të takimit kanë qenë edhe marrëdhëniet mes Shkupit dhe Athinës. U vlerësua premtuese dhe inkurajuese marrëveshja mes qeverisë greke dhe asaj maqedonase për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë dhe u theksua rëndësia e përfundimit të fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi.
Zoti Meta dhe zoti Schäuble ndanë shqetësimin për çështjet e sigurisë që kërcënojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe theksuan nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë në këtë drejtim, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë rajonal e evropian.

Sicred