KRYEFAQJA » LAJME » Meta pret Thaçin në Durrës
Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një drekë pune në për një drekë pune me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Lajmi është bërë i ditur nga vetë zoti Meta në një status në Fejsbuk. Sipas tij në bisedë është folur për rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve, si një një prioritet i përbashkët. "Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët" ka shtu më tej zoti Meta. Ai e ka quajtur me rëndësi "vazhdimin e dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë - Serbi". Sipas presidentit shqiptar ato "do të garantojnë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE, por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme".

Meta pret Thaçin në Durrës

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një drekë pune  Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Lajmi është bërë i ditur nga vetë zoti Meta në një status në Fejsbuk. Sipas tij në bisedë është folur për rritjen e mëtejshme të shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve, si një një prioritet i përbashkët. “Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët” ka shtuar më tej zoti Meta.
Ai e ka quajtur me rëndësi “vazhdimin e dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi”. Sipas presidentit shqiptar ato “do të garantojnë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE, por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme”.

Sicred