KRYEFAQJA » LAJME » Meta pret Thaçin, kreun e PDSH në Maqedoni
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar qasjen pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për reformat gjithëpërfshirëse dhe kontributin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në këto procese jetike. Këtë vlerësim ai e ka shprehur gjatë një takimi me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, me të cilin u diskutua rëndësia e integrimit evropian të të dy vendeve tona si dhe të rajonit. Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin, zgjidhja e çështjes së emrit, me qëllim marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, duke theksuar rëndësinë që ka angazhimi dhe përfshirja aktive e Partisë Demokratike Shqiptare dhe të gjithë faktorit politik shqiptar në Maqedoni në këtë proces të rëndësishëm.

Meta pret Thaçin, kreun e PDSH në Maqedoni

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar qasjen pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për reformat gjithëpërfshirëse dhe kontributin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në këto procese jetike. Këtë vlerësim ai e ka shprehur gjatë një takimi me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi, me të cilin diskutoi rëndësinë e integrimit evropian të të dy vendeve si dhe të rajonit.
Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin, zgjidhja e çështjes së emrit të saj, me qëllim marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, duke theksuar rëndësinë që ka angazhimi dhe përfshirja aktive e Partisë Demokratike Shqiptare dhe të gjithë faktorit politik shqiptar në Maqedoni në këtë proces të rëndësishëm.

Sicred