KRYEFAQJA » LAJME » Meta pret Krstičević: Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kroacisë janë të shkëlqyera
Meta pret Krstičević: Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kroacisë janë të shkëlqyera

Meta pret Krstičević: Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kroacisë janë të shkëlqyera

Presidenti Ilir Meta i ka vlerësuar si të shkëqyera marrëdhëniet historike e tradicionale midis Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe dy popujve të tyre. Gjatë një takimi në Tiranë me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, zotin Damir Krstičević, zoti Meta shprehu besimin se, falë vizionit dhe interesave të përbashkëta, këto marrëdhënie do të forcohen më tej në të ardhmen. Sipas njoftimit të presidencës shqiptare, presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe besimin se kjo mbështetje do të jetë e qenësishme edhe për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.
Me superlativa është shprehur kreu i shtetit shqiptar edhe për bashkëpunimn në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Ai e vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer në këtë fushë, në kuadër të Kartës së Adriatikut, si dhe për partneritetin e shkëlqyer si dy vende anëtare të NATO-s.

Sicred