KRYEFAQJA » LAJME » Meta pret Bennett: Zëri i Amerikës” ka mbajtur gjallë shpresat e shqiptarëve për liri e demokraci
Meta pret Bennett: Zërit të Amerikës” ka mbajtur gjallë shpresat e shqiptarëve për liri e demokraci

Meta pret Bennett: Zëri i Amerikës” ka mbajtur gjallë shpresat e shqiptarëve për liri e demokraci

Presidenti Ilir Meta priti sot Drejtoreshën e “Zërit të Amerikës” (VoA), zonjën Amanda Bennett.
Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që për herë të parë pas 75 vitesh, Shqipërinë po e viziton Drejtoresha e “Zërit të Amerikës”, zonja Bennett.
Presidenti vlerësoi lart kontributin e “Zërit të Amerikës” për të mbajtur gjallë shpresat për liri e demokraci edhe në periudhën më të errët të izolimit komunist të Shqipërisë. Në veçanti zoti Meta u ndal në frymëzimin që “Zëri i Amerikës” dha për proceset demokratizuese dhe integruese të Shqipërisë. Ai theksoi se “Zëri i Amerikës” ka shërbyer dhe mbetet si urë e rëndësishme lidhëse në marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Meta dhe zonja Bennett diskutuan mbi zhvillimin e mediave në Shqipëri dhe më gjerë, për ndryshimet e panoramës mediatike dhe sfidat me të cilat ndeshen mediat në ditët e sotme. Zoti Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i mediave lokale në gjuhën shqipe me “Zërin e Amerikës”, si një media e lirë dhe profesionale.
Drejtoresha Bennett ndër të tjera tha se, misioni i “Zërit të Amerikës” nuk ka ndryshuar që nga dita e transmetimit të parë, para 75 vitesh – të tregojë të vërtetën, të jetë i saktë dhe i balancuar dhe të njohë audiencat me Amerikën.

Sicred