KRYEFAQJA » LAJME » Meta: Presidenti do të jetë konsensual!
Meta: Presidenti do të jetë konsensual!

Meta: Presidenti do të jetë konsensual!

Pak ditë para votimit pë zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë, ende nuk kanë dalë zyrtarisht emrat e kandidatëve. Kreu i parlamentit dhe i LSI Ilir Meta, bashkëkryetar i maxhorancës aktualish në pushtet, tha të premten se ende nuk ka asnjë emër. “Nuk kam asnjë emër” tha ai,  por shtoi se “Do të ketë president pa dyshim dhe emri i presidentit do të jetë konsensual”. Deklarata e zotit Meta vjen pasi një ditë më parë kreu i PS dhe kryeministri i vendit Edi Rama,tha se presidenti i ri do të zgjidhet nga rradhët e PS dhe LSI.

Që nga viti 2002, zgjedhja e presidentëve në Shqipëri ka qenë objekt polemikash. Në atë vit, atmosfera e ndezur politike pas zgjedhjeve problematike të vitit 2001, kushtëzoi zgjedhjen e zotit Alfred Moisiu si president konsensual. Por pasardhësit e tij Bamir Topi dhe Bujar Nishani u ngjitën në post më shumë si përfaqësues të PD në ato kohë në pushtet.

Zgjedhja e kreut të ri të shtetit ende nuk është vendosur në fokusin e duhur. Disa analistë e mendojnë se tashmë është rradha e të majtëve të kenë presidentin e tyre. Por për shkak të situatës politike, qetësimit të saj, ndoshta sipas tyre do të ishte e nevojshme edhe një president me konsensus nga opozita e djathtë. Disa emra që qarkullojnë, më shumë se sa të bindin për seriozitetin e tyre, duket se janë thjesht për të prodhuar lajme mediatike.

Sicred