KRYEFAQJA » LAJME » Meta: Për zgjedhjen e prokuororit duhet respektuar kushtetuta dhe fryma e saj

Meta: Për zgjedhjen e prokuororit duhet respektuar kushtetuta dhe fryma e saj

Presideni shqiptar i Ilir Meta ka kërkuar respektimin e kushtetutës lidhur me procedurat e zgjedhjes së prokurorit të ri të përgjithshëm. Gjatë një konference për shtyp me rastin e vizitës së presidentit të Malit të Zi Filip Vujanoviç në Tiranë. “Sikurse ju e dini kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë. Si president unë dua të nënvizoj, derisa kemi të bëjmë me një çështje të rëndësishme të një institucioni kyç të drejtësisë, që duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj” tha zoti Meta. “Është e rëndësishme që të ketë midis aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë, të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj çështjeje, pasi çdo hap i njëanshëm nuk do t’i ndihmonte konsolidimit të pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit të institucionet e reja të drejtësisë” u sugjeroi partive kreu i shtetit shqiptar.

Sicred