KRYEFAQJA » LAJME » Meta për protestat: Kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të studentëve duhet të jetë prioritet i të gjithëve
Meta për protestat: Kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të studentëve duhet të jetë prioritet i të gjithëve

Meta për protestat: Kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të studentëve duhet të jetë prioritet i të gjithëve

Presidenti Ilir Meta i cili duket se po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit, u ka bërë thirrje autoriteteve dhe institucioneve pergjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe pergjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik.
“Duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre financiare” është shprehur zoti Meta nga Berati ku ndodhet për një vizitë. “Rinia është aseti ynë më i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve” është shprehur presidenti Ilir Meta.

Sicred