KRYEFAQJA » LAJME » Meta për Cakajn: MJ nuk është autoshkollë, Shqipëria do kryesojë OSBE-në me lidership të besueshëm

Meta për Cakajn: MJ nuk është autoshkollë, Shqipëria do kryesojë OSBE-në me lidership të besueshëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka deklaruar në vazhdim për çështjen ‘Cakaj’ përmes rrjetit social Facebook. Kreu i shtetit ka qenë përjashtues për kandidaturën tashmë të rrëzuar prej tij sa edhe praktikën që e solli këtë kandidaturë kur ka shkruar se “sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë ‘gjeniun’ si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”. Presidenti Meta i është referuar kapaciteteve të Parti Socialiste si të jashtëzakonshme në fushën e Politikës së Jashtme të Shqipërisë si edhe diplomatëve të sprovuar, të cilët mund të vendosen “në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në të gjithë Ballkanin Perëndimor”-shkruan Meta.

Kreu i shtetit ka siguruar se “Shqipëria do të jetë gjithmonë faktor paqeje e stabiliteti në rajon dhe se ‘do të ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së. Shqipëria e para”, përfundon mesazhin e tij Presidenti.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com