KRYEFAQJA » LAJME » Meta: Nuk do të amnistoj dhunën në familje!
Meta: Nuk do të amnistoj dhunën në familje!

Meta: Nuk do të amnistoj dhunën në familje!

Vrasja e gjyqtares Hafizi, nga ish bashkëshorti i saj, duket se ka vënë në lëvizje instancat e larta shtetërore. Presidenti Ilir Meta i kërkoi sot KLD -se dhe inspektoriatit të saj të nisin procedurën për verifikimin e vendimit të marrë nga Gjykata e Kavajës, ndaj shtetasit Fadil Kasemi, për tentativën e parë për vrasjen e ish bashkëshortes në prillin e vitit 2016-të. Gjithashtu, kreu i shtetit kërkon të përfshihet në rendin e ditës, në mbledhjen e parë të KLD-së, një raportim mbi ndjekjen e detyrave të vendosura nga ky organ, për procedurat që duhet të ndiqen nga gjykatat, në çështjen e lëshimit të urdhërave të mbrojtjes, për viktimat e dhunës në familje.
Kreu i shtetit Ilir Meta deklaron se ka vendosur që gjatë mandatit te tij, nuk do të ushtroje të drejtën e faljes për asnjë individ të dënuar për vepra penale në marrëdhëniet familjare. Nëse ligji i faljes, për Presidentin Meta do te kete nevoje per amendime, ai kerkon angazhimin dhe bashkepunimin e institucioneve te tjera per ndermarrjen e nismes ligjore per kete qellim.
Kreu i shtetit i ka bere thirrje Ministrise se Drejtesise si nismetare per projektligjet per dhenie amnistie, sikunder ligjevenesve te kuvendit, qe ne vijim, ne asnje rast ne keto projekt-ligje, te mos perfshihen si subjekte perfituese te tyre, te denuarit ,te cilet kane kryer vepra penal ne marredheniet familjare.
Presidenti apelon per rritjen e bashkepunimit te te gjithe institucioneve, me qellim ndeshkimin sipas tij shembullore te dhunes ne familje.

Sicred