KRYEFAQJA » LAJME » Meta: Nëse bashkëpunojmë do të ketë rekomandim pozitiv nga Komisionit Evropian

Meta: Nëse bashkëpunojmë do të ketë rekomandim pozitiv nga Komisionit Evropian

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka shprehur bindjen se është tërësisht e mundshme që rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian të shoqërohet nga një vendim pozitiv, nëse deri në qershor bashkëpunojmë të gjithë. Deklaratën e tij zoti Meta e bëri nga Gjiroakstëra ku mori pjesë në çeljen e sezonit turistik. “Besoj se janë të gjitha mundësitë deri në qershor duke u përqëndruar të gjithë në ato kërkesat, të cilat dihen se kanë të bëjnë me përparësitë kyçe të këtij procesi. Duke bashkëpunuar të gjithë, jam i bindur se është tërësisht e mundshme që rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian të shoqërohet nga një vendim pozitiv i Këshillit të vendeve anëtare” tha zoti Meta.
Deklarata e zotit Meta vjen në vazhdën e deklaratave të njëpasnjëshme të tij drejtuar forcave politike shqiptare për bashkëpunim.

Sicred