KRYEFAQJA » LAJME » Meta në Prespë: “Pusteci është një margaritar për zhvillimin e turizmit në të ardhmen”
Meta në Prespë: "Pusteci është një margaritar për zhvillimin e turizmit në të ardhmen"

Meta në Prespë: “Pusteci është një margaritar për zhvillimin e turizmit në të ardhmen”

Presidenti Ilir Meta vazhdon të promovojë vlerat turistike të Shqipërisë. Të shtunën ai ka vizituar Bashkinë e Pustecit, banorët e së cilës në shumicë i përkasin minoritetit maqedonas dhe bashkë me ta ka përuruar sezonin turistik veror. “Gëzohem që shikoj ndryshime dhe përmirësime të infrastrukturës dhe të mundësive. Shpresoj që këto t’i prekin edhe turistët që do të vizitojnë Pustecin. Unë jam i bindur që zona e Pustecit është një margaritar për zhvillimin e turizmit në të ardhmen. Është një oaz i jashtëzakonshëm i qetësisë i relaksit, i mundësisë për të medituar dhe për t’u ripërtërirë” tha presidenti Meta.
I pyetur nga gazetarët për të komentuar vendimin që pritet të marrin vendet e Bashkimin Evropian pas disa ditësh në lidhje me fatin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si dhe lajmet se disa vende mund ta lidhin votën e tyre me çështjet e ish-ministrit Tahiri dhe ministrit Xhafaj, presidenti Meta u shpreh: “Unë besoj se janë të gjitha mundësitë që vendi ynë të marrë një mesazh pozitiv nga Këshilli i Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian në mbështetje të rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian më parë dhe për këtë duhet që të gjithë të punojmë, të angazhohemi për të adresuar më mirë të gjitha pritshmëritë, jo vetëm të partnerëve tanë, por edhe të qytetarëve tanë në mënyrën më të përgjegjshme dhe më bashkëpunuese, jashtë çdo frymë konfliktuale dhe përjashtimi artificial”.

Sicred