KRYEFAQJA » LAJME » Meta në Medvegjë: Vetëm duke bashkëpunuar integrohemi në BE
Meta në Medvegjë: Vetëm duke bashkëpunuar integrohemi në BE

Meta në Medvegjë: Vetëm duke bashkëpunuar integrohemi në BE

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka bërë thirrje që politika t’ju kushtojë më shumë vemendje shqiptarëve në komunën e Medvegjës. Deklaratën e tij zoti Meta e bëri gjatë një vizite një ditore në këtë komunë ku u prit mjaftë ngrohtë nga zyrtarët lokalë, por edhe popullsia shqiptare. “Shpresoj që kjo vizitë e imja të kontribuojë në këtë drejtim” tha ai. Presidenti shqiptar nëvizoi se “E ardhmja e popujve tanë dhe e të gjithë rajonit është në Bashkimin Europian dhe kjo mund të realizohet vetëm duke bashkëpunuar më ngushtë me njëri-tjetrin”. Vizita e zotit Meta në Metvegjë u përcoll me interesim të madh të mediave serbe.

Sicred