KRYEFAQJA » LAJME » Meta në Berlin: Lutemi që vendimi i KE për Shqipërinë dhe Maqedoninë të jetë pozitiv
Meta në Berlin: Lutemi që vendimi i KE për Shqipërinë dhe Maqedoninë të jetë pozitiv

Meta në Berlin: Lutemi që vendimi i KE për Shqipërinë dhe Maqedoninë të jetë pozitiv

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka deklaruar se paqja dhe stabiliteti në Ballkan janë të pranishme, ndërsa vendet e tij kanë mundësinë historike për ta bërë atë të pakthyeshme. Zoti meta i beri deklaratat në Takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit, ku mori pjesë si i ftuar nderi i Bundestagut gjerman.”Në këtë frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, ne u lutëm bashkarisht që çështja e emrit të Maqedonisë të zgjidhej sa më parë dhe falënderojmë Zotin për progresin historik të ditëve të fundit dhe finalizimin e saj. Po kështu u lutëm që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përparojë drejt një zgjidhjeje përfundimtare të pranueshme për të dyja vendet” tha zoti Meta.
Duke iu referuar temës së Takimit, Presidenti Meta nënvizoi gjithashtu se pavarësisht izolimit të gjatë komunist, uria e shqiptarëve për dashurinë dhe përkushtimin ndaj Zotit ishte tejet e madhe. Përpjekje satanike u bënë gjatë regjimit diktatorial për të reduktuar interesin e shqiptarëve vetëm tek “buka e përditshme” dhe zbrazur shpirtin e tyre nga besimi dhe dashuria në Zot. “Nuk do të gjeja shprehje më të bukur se ajo e Nënë Terezës që thotë se: Uria për dashurinë është më e vështirë të largohet se sa uria për bukë” tha zoti Meta.
Presidenti shqiptar nënvizoi gjithashtu edhe progresin e bërë nga Shqipëria nën drejtim të procesit të integrimit evropian dhe theksoi se, vetëm dy javë na ndajnë nga vendimi i rëndësishëm që pritet të merret nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Ne lutemi që ky vendim të jetë pozitiv si për ne, ashtu edhe për fqinjin tonë Maqedoninë” tha zoti Meta. “Brenda kësaj lutjeje qëndron dhe vetëdija e plotë për punën akoma më të madhe që duhet të bëjmë për të rritur cilësinë dhe standardet në të gjitha fushat e politikbërjes. Çelja e negociatave do të ishte një shtysë inkurajuese për adresimin edhe më të fortë të prioriteteve kyçe” tha presidenti shqiptar Ilir Meta në Takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit.

Sicred