KRYEFAQJA » LAJME » Meta në 7 mars: Shkolla dhe familja të bashkëpunojnë më fort!
Meta në 7 mars: Shkolla dhe familja të bashkëpunojnë më fort

Meta në 7 mars: Shkolla dhe familja të bashkëpunojnë më fort!

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar një bashkëpunim më të mirë mes shkollës dhe familjes për të çuar më përpara standartet e arsimimit. Zoti Meta i bëri deklaratat e tij sot në Shkollën 9-vjeçare “Fan S Noli” në kryeqytet, shkollën ku ai ka mësuar në fëmijëri, duke përcjellë edhe urimet për 7 marsin Ditën e Mësuesit. “Është koha për të bërë një apel të fortë për një bashkëpunim më të fortë midis shkollës dhe familjes, siç edhe ka qenë në të kaluarën” tha zoti Meta. Sipas tij “Duke i kushtuar më shumë vëmendje shkollës, figurës së mësuesit, pedagogut, ruajtjes së familjes dhe rëndësisë që ka në edukimin e fëmijëve ne si shoqëri do të forcohemi dhe fuqizohemi në mënyrë të shëndetshme dhe të edukojmë gjenerata të reja që do ta çojnë vendin më shpejt dhe më përpara standarteve që të gjithë i dëshirojmë dhe i ëndërrojmë”.