KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Meta : Miqësia dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Gjermanisë është forcuar e zgjeruar në përmasa të paimagjinueshme
Meta : Miqësia dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Gjermanisë është forcuar e zgjeruar në përmasa të paimagjinueshme

Meta : Miqësia dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Gjermanisë është forcuar e zgjeruar në përmasa të paimagjinueshme

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar se miqësia dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Gjermanisë është forcuar e zgjeruar në përmasa të paimagjinueshme në 30 vjetët e fundit. Këtë vlerësim ai e bëri në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së arteve figurative të autores gjermane, Rosemarie Trockel, aktivitet mbajtur në Tiranë në kuadrin e Tetorit Gjerman, javëve të kulturës gjermane në Shqipëri. Zoti Meta tha se Tetori Gjerman është kthyer në një traditë të mrekullueshme për shqiptarët. Në këto tre dekada të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë një rol të rëndësishëm për afrimin e njerëzve, ka luajtur në mënyrë të veçantë kultura dhe arti, tha presidenti shqiptar. “Jam i sigurt se pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së re kulturore mes dy vendeve, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë, por edhe aktorëve të tjerë të fushës, bashkëpunimi kulturor mes dy vendeve do të pasurohet akoma më shumë” tha zoti Meta.

Sicred