KRYEFAQJA » LAJME » Meta: Më 18 qershor vendosin shqiptarët!

Meta: Më 18 qershor vendosin shqiptarët!

Kryetari i LSI-së, njëherësh kreu i Kuvendit, Ilir Meta, thotë se zgjedhjet do të zhvillohen me 18 qershor, përkundër asaj çka thotë opozita. “Më 18 qershor qytetarët shqiptarë kërkojnë një shans që pas katër vitesh politikanët të heshtin dhe ata të dëgjohen dhe ata të vendosin” tha zoti Meta.

Por z. Meta gjatë të dieles u tregua hapur kundër frymës politike që po karakterizon dy partitë e mëdha, në qeveri dhe në opozitë, PS dhe PD. “Nuk kemi asnjë minutë për të humbur as me arrogancën e njërës palë dhe as me ultimatumet e palës tjetër për ti dhënë shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme të pranuara nga të gjithë. Ne nuk do të kursejmë të gjitha energjitë tona, nuk na dhimbsen as karriget tona që nga karrigia e Ilir Metës e deri tek ministrat e LSI-së për ti dhënë një zgjidhje të ndershme politikës, Shqipërisë, shqiptarëve dhe për të mos u bërë u bërë turpi i Europës në vitin 2017” shtoi Meta.

Kreu i LSI-së i bëri deklaratat gjatë një takimi me të rinjtë ku iu bashkua zërave të partisë së tij për rezervat që kanë për reformën e arsimit. “Asnjë maturanti të talentuar nuk mund t’ja mohojmë të drejtën e studimit për faktin se familja e tij/saj nuk ka të ardhura të mjaftueshme” tha në fund Meta. Deklaratat e kryetarit të LSI-së vijnë në një moment delikat të situatës politike në vend.

Sicred