KRYEFAQJA » LAJME » Meta: McCain, hero lufte dhe një patriot i madh!
Meta: McCain, hero lufte dhe një patriot i madh!

Meta: McCain, hero lufte dhe një patriot i madh!

Presidenti shqiptar Ilir Meta e ka konsideruar si një lajm të hidhur për të dhe gjithë shqiptarët, ndarjen nga jeta të Senatorit John McCain. “Sot u largua nga jeta një hero lufte dhe një patriot i madh, njeriu që i shërbeu kombit të tij me vetëmohim, heroizëm e ndershmëri të pashoqe. Ai i shërbeu lirisë dhe të drejtave të njeriut në botë e veçanërisht në Ballkan” shkruan presidenti shqiptar.
Zoti Meta kujton se “Senatori McCain ishte një nga mbështetësit e vendosur të çështjes së Kosovës dhe kauzës për lirinë dhe pavarësinë e saj” dhe se “u bë një ndër mbështetësit kryesorë të antarësimit të Shqipërisë dhe të rajonit tonë në NATO për të cilën të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës”.
Presidenti shqiptar kujton gjithsht se angazhimi i përkushtuar i njerëzve të tillë si McCain për çështjen e të drejtave dhe të lirive të popujve të shtypur në botë e kanë bërë SHBA-në një vend lider të demokracisë dhe rriti simpatinë e saj në gjithë botën.

Sicred