KRYEFAQJA » LAJME » Meta : Marrëveshja e detit me Greqinë kërkon një bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet në Shqipëri

Meta : Marrëveshja e detit me Greqinë kërkon një bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se arritja e një marrëveshjeje të drejtë dhe të qëndrueshme me Greqinë për ndarjen e ujrave detare, kërkon një bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet në Shqipëri. Këtë deklarim zoti Meta e bëri gjatë një takimi me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme në selinë e presidencës të premten paradite.
Presidenti Meta ka nënvizuar gjithashtu edhe rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Greqinë. Ai është shprehur se ka vlerësuar frymën bashkëpunuese dhe konstruktive, që karakterizoi bashkëbisedimin me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme.
Nënkryetari i parlamentit deputeti demokrat Edi Paloku tha pas takimit se shqetësimi i opozitës ishte mungesa e transparencës nga ana e qeverisë lidhur me bisedimet me Greqinë. Ndërsa nënkryetarja e komisionit të jashtëm parlamentar Mimi Kodheli tha se ndante të njëjtin opinion me presidentin Meta. Shtyllat e diskutimit ishin: Marrëveshja nuk duhet të dështojë, marrëveshja duhet bërë sa më parë të jetë e mundur në të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe në të mirë të rajonit në të mirë të përcaktimit të vijave të delimitimit jo vetëm mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe të gjitha vendeve të Ballkanit.

Sicred