KRYEFAQJA » LAJME » Meta : Malta mbetet një mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të Shqipërisë
Meta : Malta mbetet një mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të Shqipërisë

Meta : Malta mbetet një mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të Shqipërisë

Shqipëria dhe Malta në përvjetorin e 45-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, vlerësojnë se ato janë shumë të mira. Kjo u bë e ditur gjatë takimit midis presidentit shqiptar Ilir Meta dhe mikpritësit të tij kryeministrit të Maltës, Joseph Muscat.  Të dy personalitetet nënvizuan mundësitë për për t’i intensifikuar më tej marrëdhëniet, veçanërisht në fushat ekonomike dhe kulturore. Presidenti Meta theksoi se Malta mbetet një mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të Shqipërisë. Ai  shprehu besimin se përkrahja e saj nuk do të mungojë dhe procesin e rëndësishëm e të shumëpritur të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Lidhur me bashkëpunimin e ekonomik, zoti Meta propozoi krijimin sa më shpejt të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik, me fokus sektorët si turizmi, energjetika, infrastruktura, sektori finaciar, teknologjia e informacionit, industria detare dhe logjistika portuale etj. Presidenti Meta ftoi kompanitë malteze të eksplorojnë potencialet investuese të Shqipërisë, e cila mund të shërbejë edhe si një portë hyrëse për zgjerimin e biznesit së tyre në rajonin e Ballkanit. Gjithashtu, Presidenti Meta dhe Kryeministri Muscat ndanë të njëtin qëndrim që Shqipëria dhe Malta kanë potencial bashkëpunimi edhe në projekte të përbashkëta në kuadër të programit transnacional të BE-së Mediterranean 2014-2020, në fushën e inovacionit, turizmit, mjedisit, transportit detar etj.
Gjatë vizitës në Maltë Presidenti Meta takon Kryetarin e Parlamentit të Maltës, Anglu Ferrugia. Përveç mirënjohjes për mbështetjen e Maltës për Shqipërinë në axhenden e saj të integrimit europian, Presidenti Meta i shprehu kryeparlamentarit dëshirën për të thelluar kontaktet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy Parlamenteve. Zoti Meta vlerësoi se krijimi i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Maltë, do të ishte një mekanizëm nxitës për njohjen më të mirë të zhvillimeve dhe arritjeve në secilin vend, dhe do të përshpejtonte nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike dhe tregtare për të dy vendet. Gjithashtu, Presidenti Meta vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve tona në kuadër të “Unionit për Mesdheun”.

Para Mbrapa
Para Mbrapa
Sicred