KRYEFAQJA » LAJME » Meta kujton 73-vjetorin e çlirimit: Sot, dita e mirënjohjes për të gjithë heronjtë e LANÇ-it!

Meta kujton 73-vjetorin e çlirimit: Sot, dita e mirënjohjes për të gjithë heronjtë e LANÇ-it!

Shqipëria shënon sot 73 vjetorin e çlirimit të vendit. Aktivitete të shumta janë organizuar në vigjilje të kësaj date, ndërsa sot në të gjithë vendin mbahen homazhe në nder të të rënëve. Sot është dita e mirënjohjes për të gjithë partizanët, dëshmorët dhe heronjtë e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare që sakrifikuan gjithçka për çlirimin e Shqipërisë”, shkruan Presidenti Meta në “Facebook”. Ndërsa bashkëngjitur këtij mesazhi, Presidenti Meta ka postuar edhe një video të shkurtër me këngë partizane. Ndërsa në orën 10.00-të në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë do të mbahet ceremoniali zyrtar, ku do të marrë pjesë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama e qytetarë të shumtë. Ndërsa e djathta edhe çlirimin e vendit e festoi dje në të njëjtën datë me shpalljen e pavarësisë.

Sicred