KRYEFAQJA » LAJME » Meta: Koalicioni me PS do të vazhdojë, por LSI nuk ka frikë

Meta: Koalicioni me PS do të vazhdojë, por LSI nuk ka frikë

Kryetari i LSI Ilir Meta konfirmoi të martën se koalicioni mes LSI dhe PS do të vazhdojë për të respektuar vullnetin e shprehur nga votuesit në zgjedhjet e vitit 2013. Kreu i LSI, njëherësh dhe kreu i parlamentit shqiptar deklaroi se rruga e politikës konfliktuale kundër institucioneve nuk do të mbeshtetet nga partia e tij, duke i dhënë përgjigje edhe akuzave të ish ministrit të drejtësisë Ylli Manjanit, që çuan në shkarkimin e tij. Akuzat që hidhen si shashka nuk janë politike e LSI, tha ai, ndërsa këshilloi ndjekjen e rrugës institucionale për çdo akuzë. ““Çdo ministër, ish-ministër, ish-kryeministër, deputet dhe ish-deputet, por edhe çdo qytetar që ka fakte për implikimin e cilitdo zyrtari, politikani apo qytetari me krimin e organizuar dhe korrupsionin duhet të ndjekë rrugën e drejtësisë”, deklaroi Meta.
Zoti Meta foli qartë duke dhënë përgjigje shterruese edhe për koalicionin me socialistët. Bashkëqeverisja me Ramën do të vijojë dhe për koalicionin e ardhshëm do të vendosin votat e shqiptarëve me 18 qershor tha kreu i LSI. Por zoti Meta shtoi se LSI nuk frikësohet, “Nëse sot kryeministri Edi Rama konfirmon 71 mandate në mënyrë legjitime apo jo, se i ka për të qeverisur Shqipërinë, LSI del në opozitë që tani. Nëse në 19 qershor Edi Rama ose Lulzim Basha konfirmojnë në koalicionet e tyre 71 mandate, LSI do të jetë në opozitë”, tha ai.
Kryeparlamentari deklaroi se është i fokusuar tek Reforma Zgjedhore për të cilën tha se është i gatshëm të diskutojë dhe tu japë zgjidhje rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Zoti Meta kujtoi se cilësia e votimeve të 18 qershorit është vendimtare për fatin e Shqipërisë si dhe nisja e negociatave midis BE dhe Shqipërisë.

Sicred