KRYEFAQJA » LAJME » Meta këshilla Ramës : Ai që është më tolerant është më i fortë!
ai që është më tolerant është më i fortë

Meta këshilla Ramës : Ai që është më tolerant është më i fortë!

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka shprehur të premten keqardhjen që dy forcat kryesore politike PS dhe PD ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkë për ti dhënë fund krizës në vend. “Shpreh keqardhje se asgjë reale nuk ka lëvizur në drejtim të zgjidhjes, përveç afateve” tha zoti Meta gjatë një mbledhjeje të Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI. Zoti Meta tha se “…çdo ditë që ecim përpara pa dialog, na çon drejt një konflikti dhe krize efektet e të cilit askush nuk mund ti parashikojë”. “LSI ka bërë dhe do të bëjë më të mirën për dialog për zgjidhje dhe zgjedhje të ndershme e me standarde europiane” premtoi zoti Meta.
Ndonëse nuk u shpreh drejtëpërdrejtë zoti Meta duket se këshillonte zotin Rama të ishte më tolerant. “Nuk duhet të ftojë vetëm formalisht për dialog, por duhet të jetë i përmbajtur në mënyrë që të mos i japë shkak palës tjetër. “Sot, më shqiptar ëshë më toleranti, dhe ai që është më tolerant është më i fortë” tha ai. Zoti Meta kujtoi se “Koalicioni PS- LSI fitoi bindshëm para katër vitesh, fitoi 84 mandate, fitoi në qeverinë e Berishës, kur KQZ u ndryshua në mënyrë antikushtetuese. Unë besoj se një koalicion i tillë e ka akoma më të thjeshtë për tu rikonfirmuar” tha zoti Meta duke lënë të kuptohet se koalicioni PS – LSI do të vazhdojë.

Sicred