KRYEFAQJA » LAJME » Meta: Interesat e Shqipërisë mbi interesat e LSI-së

Meta: Interesat e Shqipërisë mbi interesat e LSI-së

Gjatë një takimi të organizuar nga të rinjtë e Durrësit të Lëvzjes Socialiste për Integrim Ilir Meta tha se forca që drejton mbi çdo interes të sajin ka vendosur dhe, do të vendosë gjithmonë interesin e vendit. Sipas tij, LSI ka treguar përgjegjësi maksimale për të forcuar stabilitetin, demokracinë dhe institucionet.
Për Zotin Meta është shumë e rëndësishme që konflikti politik të zgjidhet jo një ditë e më parë, por një orë e më parë. Ndaj për këtë të rinjve të forcës që drejton, ai ju mesazhin se LSI-ja do të bëjë përpjekje maksimale për t’a zgjidhur që vendi siç theksoi ai, të ketë stabilitet dhe siguri për sipërmarrjen vendase dhe të huaj.
“Përpjekjet tona janë të palodhura që vendi të ecë i sigurt në rrugën e stabilitetit të demokracisë të forcimit të institucioneve dhe njëkohësisht edhe të forcimit të ekonomisë dhe të mirëqenies së gjithë familjeve shqiptare” tha zoti Meta. “Është shumë e rëndësishme që këtë konflikt absurd politik ta zgjidhim jo një ditë e më parë, por një orë e më parë. Sepse çdo orë që kalon në pasiguri dhe në drejtime të paditura, të pakontrollueshme, të pamenaxhueshme sjell më shumë pasiguri për sipërmarrjen vendase dhe për investitorët e huaj në vend dh e sjell një frenim të hapjes së vendeve të reja të punës”, shtoi më tej ai.
Kreu i LSI i bëri këto deklarata në takimin festiv të organizuar nga të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Rinore për Integrim të Durrësit gjatë një takimi në pikën turistike të Kepit e Rodonit, në prani edhe të eksponentëve kryesore të kësaj force politike.

Sicred