KRYEFAQJA » LAJME » Meta: Ilaç që shëron këtë krizë e thellë është vetëm respektimi i votës së lirë

Meta: Ilaç që shëron këtë krizë e thellë është vetëm respektimi i votës së lirë

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me delegacionin e Komitetit Hebreo-Amerikan me qendër në Nju-Jork, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, David Harris.

“E njoha me situatën aktuale në Shqipëri, krizën e rëndë kushtetuese dhe institucionale që ka përfshirë vendin, si dhe me propozimin tim për zgjidhjen e saj, nëpërmjet zhvillimit të tri palë zgjedhjeve më 13 tetor 2019: vendore, parlamentare dhe të Presidentit nga populli.
I vetmi ilaç që shëron vendin nga kjo krizë e thellë përfaqësimi dhe legjitimiteti është vetëm respektimi i votës së lirë dhe direkte të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe pranimi i verdiktit të tyre final nga të gjithë ne”, deklaroi sot Presidenti Ilir Meta.

Sicred