KRYEFAQJA » LAJME » Meta i telefonon Lalës: Vijo misionin pa u trembur dhe shantazhuar nga askush
Meta i telefonon Lalës: Vijo misionin pa u trembur dhe shantazhuar nga askush

Meta i telefonon Lalës: Vijo misionin pa u trembur dhe shantazhuar nga askush

Presidenti i Ilir Meta i ka telefonuar gazetares Klodiana Lala, banesa e prindërve të së cilës u bë të enjten në mëngjes objekt i një sulmi me armë. “Edhe përmes një bisede telefonike ku shprehu solidaritet të plotë me gazetaren Lala, dy vajzat e saj të mitura dhe prindërit e saj, Presidenti Meta e inkurajoi të vijojë misionin e saj, pa u trembur dhe shantazhuar nga askush” bëhet e ditur në një reagim të presidencës. “Po kështu inkurajoj organet e sundimit të ligjit të hetojnë në mënyrë të plotë dhe shteruese, këtë ngjarje të rëndë, e të venë para ligjit këdo që qëndron pas saj. Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike” shprehet zoti Meta.

Sicred