KRYEFAQJA » LAJME » Meta i jep shtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastas
Meta i jep shtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastas

Meta i jep shtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastas

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka dekretuar dhënien e shtetësisë shqiptare fortlumturisë së tij Anastas Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë. Në një letër të gjatë dërguar kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, përmbajtja e të cilës është publikuar në faqet e presidencës në internet, presidenti Meta vlerëson lartë figurën e kryepeshkopit Anastas gjatë 25 viteve në detyrën e tij në Shqipëri. Presidenti shqiptar ka çmuar kontributin e kryepeshkopit Anastas “në rimëkëmbjen dhe ngritjen e objekteve të besimit ortodoks, në ringjalljen, kultivimin dhe ruajtjen e traditës shumëshekullore të besimit ortodoks në Shqipëri dhe në ndërtimin e veprave në fushën e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale, zhvillimit rural, kulturës dhe mjedisit në Shqipëri, keni dëshmuar se udhëhiqeni nga besimi, dashuria, paqja, shpresa dhe mësimet e veprat e shenjta të Zotit”. Zoti Meta shprehet se dhënia e nështetësisë shqiptare “… jo vetëm përmbush një detyrim institucional, por është edhe shprehje e mirënjohjes ndaj Jush dhe aktivitetit e përkushtimit Tuaj shpirtëror në Shqipëri”. Vendimin e tij zoti Meta e ka marrë para dy ditësh, por lajmi është publikuar sot në vigjilje të krishtlindjeve.

Sicred