KRYEFAQJA » LAJME » Meta i dërgon letër Trampit: ” Keqardhjen e madhe për votën e Shqipërisë në OKB”
Meta i dërgon letër Trampit: " Keqardhjen e madhe për votën e Shqipërisë në OKB"

Meta i dërgon letër Trampit: ” Keqardhjen e madhe për votën e Shqipërisë në OKB”

Presidenti shqiptar Ilir Meta i ka shprehur presidentit amerikan Donald Tramp, keqardhjen e madhe për votën e Shqipërisë në OKB “kundër aleatit dhe mikut tonë më të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Në një letër dërguar zotit Tramp, presidenti Meta ndërsa ka falënderuar për urimet e përzemërta që kreu i Shtëpisë së bardhë i ka dërguar me rastin e kremtimit të 105-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së vendit tim, ka spjeguar se “Kjo votë është marrë pa asnjë konsultim paraprak me institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe as me Kuvendin e Shqipërisë”. Sipas presidentit të Shqipërisë, vota e saj në OKB lidhur me statusin e qytetit të Jeruzalemit “nuk pasqyron qëndrimin dhe vullnetin e popullit dhe kombit shqiptar, i cili nuk harron dhe nuk do të harrojë asnjëherë mbështetjen e SHBA në momentet më të vështira të ekzistencës së tij”.
Presidentit Meta e garanton presidentin amerikan se “do të kërkojë personalisht shpjegime dhe sqarime për këtë qëndrim dhe vendim të qeverisë që bie ndesh me marrëdhëniet e partneritetit tonë strategjik dhe interesat tona kombëtare”.

Sicred