KRYEFAQJA » LAJME » Meta fton për vizitë Xhaferrin
Meta: Votimi kundër SHBA-së , nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe qëndrim e konsensus mbarëkombëtar

Meta fton për vizitë Xhaferrin

Kreu i  Kuvendit  Ilir Meta i ka drejtuar një  ftesë për vizitë  zyrtare kreut të sapo zgjedhur të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri. Në këtë ftese ndër të tjera kryeparlamentari Meta, përgëzon homologun për  detyrën e re, e thekson se vendi fqinj Maqedonia është shumë i rëndësishëm edhe falë faktorit shqiptar shtetformues. Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ndërparlamentare mes dy vendeve do t`i shërbejë  paqes, stabilitetit e prosperitetit për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, si dhe bashkëpunimi mes institucioneve të ndikojë në përparimin drejtë  perspektives evropiane të Maqedonise – theksohet në ftesën e zotit Meta drejtuar zotit  Xhaferri.

Sicred