KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Meta : Forcimi i trashëgimisë kulturore, do të integrojë Shqipërinë me dinjitet në BE
Meta : Forcimi i trashëgimisë kulturore, do të integrojë Shqipërinë me dinjitet në BE

Meta : Forcimi i trashëgimisë kulturore, do të integrojë Shqipërinë me dinjitet në BE

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar se duke forcuar më tej trashëgiminë kulturore Shqipëria do të integrohet më me dinjitet në Bashkimin Europian. Deklaratën e tij zoti Meta e bëri në qytetin e Beratit gjatë një aktiviteti të Ditës Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, të zhvilluar në Muzeun Kombëtar Ounfri në lagjen “Kala”. “Në këtë ditë feste, ne sot jemi bashkë me të gjithë shtetet evropiane duke ekspozuar vlerat më të arrira të traditave monumentale, historike dhe kulturore. Sot të gjithë popujt e Evropës, pikërisht në ditën tonë, të kulturës kombëtare, festojnë njëkohësisht dhe Ditën e Trashëgimisë Evropiane. Në këtë mënyrë Evropa e bashkuar tregon se është shumë e fortë dhe shumë e bukur në diversitetin e traditave shumëngjyrëshe të çdo kombi” tha zoti Meta.

Presdenti premtoi se qyteti i Beratit do të jetë në vëmendjen e të gjitha institucioneve si një nga qendrat më të bukura dhe resurseve të turizmit. “Berati është qyteti i vlerave, traditave, zejeve është  një zhevair i çmuar”, u shpreh Meta në fjalën e tij. Sot të gjithë popujt festojnë ditën e trashëgimisë kombëtare dhe ne ecim ne një hap me ta. Vlerat tona historike e kanë pasuruar këtë histori në UNESCO, tek ne gjenden të gdhendura hapat e çdo etape të historisë. Nuk është e lehtë për një popull të ruaj doket dhe monumentet e kulturës dhe fakti që kemi qytete me kaq kulturë e traditë edhe pse nën presione” tha presidenti Meta.

Për ministren e Kulturës Mirela Kumbaro trashëgimia kuturore është pasuri e atyre që jetojnë në të.  “Nën moton “trashëgimia kulurore, motorr zhvillimi” ne kemi investuar në turizëm. Në 4 vjet kemi 6 fishuar numrin e turistëve në Berat dhe 10 fishuar numrin e vizitorëve në Muzeun Onufri, ku kemi investuar dhe kemi hapur një dhomë të re me 15 ikona të reja që ndodheshin të mbyllura në bodrumet e këtij muzeu, të cilat i restauruam” tha zonja Kumbaro.
Ministrja e Kulturës theksoi se  Berati është një nga 4 qytete në vend që do të përfitojnë nga projektet e zhvillimit, ku përfshihen investime të rëndësishme në zonat historike.

Sicred