KRYEFAQJA » LAJME » Meta: “Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore në Shqipëri, është ende larg standardeve europiane”
Meta: "Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore në Shqipëri, është ende larg standardeve europiane"

Meta: “Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore në Shqipëri, është ende larg standardeve europiane”

“Një drejtësi funksionale është ajo ku vendimi i gjykatës ekzekutohet dhe nuk diskutohet!” tha presidenti shqiptar Ilir Meta gjatë konferencës ndërkombëtare me temë “Ekzekutimi i Vendimeve të Gjyqësorit – Garanci për një ekonomi efikase”, të organizuar në Tiranë nga Dhoma Kombëtare Franceze e Përmbarueseve. “Është detyrë primare e organizmave shtetërore që të ndërmarrin të gjitha veprimet për t’u ofruar qytetarëve siguri juridike, e cila garantohet duke krijuar një sistem ligjor të shëndoshë, dhe nga ana tjetër, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike, ku një prej të cilëve është edhe shërbimi përmbarimor” tha ai.
Duke ju referuar shërbimit përmbarimor në Shqipëri, zoti Meta tha se ai ndër vite është përmirësuar, por ende shfaqen problematika në funksionimin e tij. “Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore në Shqipëri, është ende larg standardeve europiane, qoftë përsa i përket numrit të vendimeve të ekzekutuara, kohëzgjatjes së procesit, si dhe cilësisë së shërbimit, që i ofrohet qytetarëve nga përmbaruesit gjyqësorë privat apo publik” tha ai. Për presidentin shqiptar zbatimi i vendimeve gjyqësore mbetet një përgjegjësi publike shumë e rëndësishme dhe si e tillë, duhet të jetë transparente dhe e monitoruar. “Ajo që qytetarët presin është, që drejtësia jo vetëm të jepet nga Gjykata, por edhe të ekzekutohet në tërësinë e saj, pasi një vendim gjyqësor i paekzekutuar është një tjetër padrejtësi” tha presidenti Ilir Meta.

Sicred