KRYEFAQJA » LAJME » Meta e Rama reagojnë për vrasjen e Ivanoviçit

Meta e Rama reagojnë për vrasjen e Ivanoviçit

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka dënuar vrasjen e Oliver Ivanoviçit, ndërsa e ka quajtur ngjarjen si një akt kriminal. Zoti Meta shprehur besimin se autoritetet përkatëse do ta zbardhin sa më parë këtë akt kriminal dhe do të venë vënë përpara drejtësisë autorët. Kreu i shtetit shqiptar ka bërë thirrje për vlerësimin e situatës me qetësi e maturi dhe që ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, proces i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit të Ballkanit.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur “Keqardhjen e thellë për tragjedinë e Oliver Ivanoviç”. Zoti Rama e ka cilësuar në një status në Fejsbuk si “akt qëllimkeq që nxit urrejtje e tension”. Por zoti Rama këmbëngul se ” Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!”

Sicred