KRYEFAQJA » LAJME » Meta: Dialogu garanton një klimë mirëbesimi për zgjedhjet e 18 qershorit
Meta: Dialogu garanton një klimë mirëbesimi për zgjedhjet e 18 qershorit

Meta: Dialogu garanton një klimë mirëbesimi për zgjedhjet e 18 qershorit

Në kulmin e përplasjeve mes maxhorancës së majtë dhe opozitës së djathtë, kreu i LSI dhe i parlamentit shqiptar Ilir Meta ka deklaruar se dialogu politik në vend është shumë i rëndësishëm në mënyrë, që të vijojë axhenda e reformave për të përshpejtuar më shumë procesin e integrimit të vendit në BE. Gjatë një takim me strukturat e LSI-së në Berat, një nga zonat me mbështetje të fuqishme të së majtës, zoti Meta tha se dialogu duhet të zhvillohet në rradhë në parlament për të mbyllur sa më shpejtë Reformën Zgjedhore dhe për të garantuar një klimë mirëbesimi për zgjedhjet e 18 qershorit. “Rezultati që Shqipëria në radhë të parë do të marrë përsa i takon standardit të zgjedhjeve në 18 qershor do të jetë përcaktues për hapjen e negociatave, për ecurinë e suksesshme të reformës në drejtësi” tha zoti Meta.
Kreu i LSI tha se partia e tij ka qenë dhe është çdo ditë e më shumë shtylla më e fuqishme e demokracisë, e stabilitetit dhe integrimit evropian të Shqipërisë. “LSI-ja ka qenë gjithmonë një forcë e orientuar drejt kauzave më të rëndësishme të zgjedhjeve të lira, për lista e hapura që shqiptarët jo vetëm të kenë mundësi të votojnë, por të kenë mundësi të zgjedhin” tha zoti Meta. “LSI-ja është ndeshur si askush tjetër me padrejtësitë dhe me aleancat për të deformuar votat e shqiptarëve që nga viti 2005 e në vijimësi. Por LSI në politikë ka qenë një faktor i rëndësishëm i stabilitetit të vendit dhe vazhdon të fuqizohet si një faktor i tillë” tha zoti Meta.
Kreu i LSI nënvizoi se për garantuar zgjedhje sa më të pa kontestueshme duhet të ketë më shumë konstruktivitet.
“Ndaj, LSI do të vazhdojë të jetë një forcë e vendosur për respektimin e ligjit, për zbatimin e ligjit, për zbatimin e procesit të dekriminalizimit, për organizimin e zgjedhjeve në një klimë sa më konstruktive, shpresëdhënëse dhe njëkohësisht do të vazhdojë të jetë faktori kryesor i stabilitetit dhe integrimit evropian të Shqipërisë” tha zoti Meta.