KRYEFAQJA » LAJME » Meta dekoron Likën me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”
Meta dekoron Likën me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

Meta dekoron Likën me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi sot ish kreut të SHISH, zotit Visho Ajazi Lika “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” me motivacionin: “Për kontributin e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe, në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës”. Zoti Lika dha dorëheqjen pak kohë më parë nga shefi i shërbimit sekret shqiptar. Kryeministri Rama ndërsa ka pranuar dorëheqjen e tij e ka propozuar si ambasadori të Shqipërisë në NATO. Pritet që zoti Meta ta dekretojë zonin Lika ambasador, pasi sot ai ka nënshkruar një tjetër dekret, atë të lirimit nga detyra të z. Leonard Demit nga pozicioni i ambasadorit të Shqipërisë në NATO. Zoti Demi figurë e njohur e PD ka qene deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ka kryesuar komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare.

Sicred