KRYEFAQJA » LAJME » Meta-Cungu: Shqiptarët në Malin e zi të unifikojnë qëndrimet
Meta-Cungu: Shqiptarët në Malin e zi të unifikojnë qëndrimet

Meta-Cungu: Shqiptarët në Malin e zi të unifikojnë qëndrimet

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se “Unifikimi i qëndrimeve të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, do ta bënte më të lehtë realizimin e të drejtave të shqiptarëve, ashtu siç janë në Kushtetutën e Malit të Zi”. deklaratën e tij zoti Meta ebëri gjatë një takimi me Kryetarin e Partisë “Forca Demokratike”, njëkohësisht kryetar i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu.
Zoti Meta vlerësoi kontributin e dhënë nga shqiptarët e Malit të Zi, në forcimin e marrëdhënieve shumë të mira mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe për pavarësinë, anëtarësimin në NATO dhe integrimet evropiane të Malit të Zi. Presidenti shqiptar theksoi rëndësinë e përmirësimit dhe shtimin e pikave të kalimeve kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, sidomos zgjerimin e kalimit kufitar Sukobinë – Muriqan, si dhe mundësinë për kalimin e mallrave në këtë pikë të kalimit kufitar. Ai kujtoi se ajo është e projektuar për kalimin e 400 mijë personave dhe tani ka tejkaluar mbi 2 milionë persona në vit.
Presidenti i Shqipërisë theksoi rëndësinë e madhe që ka përkrahja e shqiptarëve të Malit të Zi për partitë shqiptare, si në zgjedhjet vendore ashtu edhe në ato qendrore, si parti që mbrojnë drejtpërdrejtë interesat e tyre. Nga ana e tij zoti Nazif Cungu kërkoi ndihmë nga Presidenti Meta, që të ndikojë tek autoritetet qendrore të Malit të Zi, në përmirësimin e ligjit zgjedhor në Mal të Zi, i cili do të përmirësonte dukshëm përfaqësimin e shqiptarëve në Parlamentin e vendit.

Sicred