KRYEFAQJA » LAJME » Meta – Čomić: Të forcohet më tej mirëkuptimi dhe bashkëpunimi rajonal
Meta - Čomić: Të forcohet më tej mirëkuptimit dhe bashkëpunimit rajonal

Meta – Čomić: Të forcohet më tej mirëkuptimi dhe bashkëpunimi rajonal

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë Nënkryetaren e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë, zonjën Gordana Čomić. Si aktiviste e “Rrjetit Politik të Grave” zonja Čomić po zhvillon një vizitë pune dyditore në Shqipëri, për të marrë pjesë në Forumin me temë: “Shqipëria dhe Serbia – drejt një të ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Evropian”.

Presidenti Meta përshëndeti vizitën e zonjës Čomić në Shqipëri, duke e përgëzuar për pjesëmarrjen në një forum të organizatave joqeveritare. Ai theksoi se këto lloj iniciativash dhe forumesh, që nxisin e promovojnë bashkëpunimin mes dy vendeve dhe rrisin kontaktet mes njerëzve, duhen mbështetur e inkurajuar më shumë.

Duke iu referuar marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Serbi, Presidenti Meta, vlerësoi ecurinë e tyre pozitive dhe frymën e mirë të bashkëpunimit në rritje. Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e forcimit të mëtejshëm të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit rajonal, duke e konsideruar atë si një element thelbësor, jo vetëm për konsolidimin e paqes dhe rritjes së sigurisë në rajon, por edhe në kuadër të axhendës evropiane dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Në këtë kontekst, Presidenti Meta vlerësoi edhe mesazhet më të fundit inkurajuese që vijnë nga palët për mundësinë e rivitalizimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sicred