KRYEFAQJA » LAJME » Meta – Bild: Të paparanueshme idetë për ndarje apo shkëmbim territoresh në Kosovë
Meta - Bild: Të paparanueshme idetë për ndarj apo shkëmbim territoresh në Kosovë

Meta – Bild: Të paparanueshme idetë për ndarje apo shkëmbim territoresh në Kosovë

Presidenti i republikës Ilir Meta priti në takim delegacionin e Këshillit Evropan për marrëdhëniet me jashtë, kryesuar nga Karl Bildt, ish kryeministër dhe ministër i jashtëm i Suedisë. Zyra e shtypit e presidencës bën me dije se zoti Meta gjatë bisedës ka theksuar rëndësinë që ka zgjerimi i Bashkimit Evorpian edhe me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst kreu i shtetit shqiptar vuri në dukje se shpreson që Shqiperia të çelë sa më parë negociatat e anëtarësimit në BE dhe që, Kosova të përfitoje liberalizimin e vizave sapo të mbyllet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi. Presidenti Meta gjithashtu i konsideroi të papranueshme dhe të pamundura idetë destruktive për ndarje apo shkëmbim territoresh,duke i konsideruar ato tentativa të dëshpëruara për mbivendosjen e axhendave populiste mbi axhendat jetike te integrimit dhe stabilitetit. Programi i vetëm i punës në tryezat e drejtuesve politike, theksoi presidenti Meta, duhet të jenë zgjidhja e problemeve dhe shqetësimeve reale të qytetarëve, për të vendosur sundimin e ligjit dhe demokracisë në secilin vend.

Sicred