KRYEFAQJA » LAJME » Mësuesit e edukimit fizik pajisen me liçencën përkatëse
Mësuesit e edukimit fizik pajisen me liçencën përkatëse

Mësuesit e edukimit fizik pajisen me liçencën përkatëse

Mësuesit e edukimit fizik do të kenë tashmë liçencën e duhur për të dhënë mësime futbolli gjatë orëve të mësimit. Kjo gjë do të praktikohet fillimisht në shkollat 9-vjeëare, duke filluar me fëmijët e vegjël nga mosha 7 vjeç. Mësues të edukimit fizik të shkollave 9-vjeçare të Tiranës kanë zhvilluar një seminar 2 ditore, ku nëpërmjet Astrit Maçit, përgjegjës I sektorit të edukimit në FSHF, kanë marrë mësimet e para të kësaj praktike. Në përfundim të seminarit, mësuesit do të pajisen me liçencën D të njohur nga UEFA. Mësuesit e edukimit fizik janë pajisur me programe të veçanta ku do të mësojnë se ëfarë duhet t’u mësojnë fëmijëve nga futbolli deri në moshën 14 vjeë. Fëmijët gjatë kësaj kohe duhet të marrin mësime teknike të futbollit dhe jo ngarkesë fizike. Kjo gjë bëhet sipas përgatitjes psikologjike të ëdo fëmije. Ora e mësimit duhet të jetë argëtuese për fëmijët. Atyre nuk duhet t’u hiqet kënaqësia e topit, pra mësuesit duhet të kryejnë fillimisht sa më shumë ushtrime me topin duke iu dhënë të gjithëve mundësinë për të prekur topin gjatë orës së mësimit.

Sicred