KRYEFAQJA » LAJME » Mësuesia nuk preferohet nga të rinjtë

Mësuesia nuk preferohet nga të rinjtë

Maturantët me mesatare mbi 9 që dëshirojnë të vijojnë studimet e larta në një nga degët e mësuesisë nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollën, pasi të gjitha do të hiqen nga shteti. Zv ministrja e arsimit Besa Shahini ka sqaruar se kjo nismë e ministrisë është ndërmarrë për rritjen e cilësisë së mësuesve në shkollat publike. Por duket se degët e mësuesisë nuk hyjnë në preferencat e nxënësve me rezultate të larta. Synimet e tyre janë të fitojnë ato degë që janë të mirëpaguara sot dhe më të kërkuarat në tregun e punës. Nëse këto vitet e fundit për mësuesi aplikonin nxënës me rezultate të ulta, këtë vit është vendosur që për programet e mësuesisë duhet të konkurojnë vetëm ata kandidatë që rezultojnë me mesatare mbi 7. Por vendi i punës së një mësuesi nuk është i sigurt me përfundimin e studimeve të larta. Atyre u duhet të kalojnë edhe njëherë në sit nëpërmjet 2 provimeve të rëndësishme siç është provimi i shtetit dhe portali mësues për shqipërinë.

Sicred