KRYEFAQJA » LAJME » “Mësues për Shqipërinë”, edhe katër ditë kohë për dokumentacionin

“Mësues për Shqipërinë”, edhe katër ditë kohë për dokumentacionin

Mësuesit të cilët janë në kërkim të një vendi pune , u mbetet edhe 4 ditë kohë për të dorëzuar dokumentacionin, me te gjitha te dhenat e tyre profesionale , që të bëhen pjesë e portalit “Mësues për Shqipërinë”. Vetëm nëse dokumentacioni i dorëzuar do të pranohet nga Drejtoritë Arsimore atëherë kandidatet do të kenë mundësi të kryejnë procedurën e regjistrimit online në portal , për tiu nënshtruar më pas testimit që do të zhvillohet në fund të muajit Janar. Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar Zamira Gjini ka shpjeguar se pikët e përfituara nga dosja mblidhen sëbashku me atë të testimit dhe shuma e tyre pozicjonon kandidatin në renditjen përfundimtare. Por në ndryshim nga vitet e kaluara këtë viti kandidati do të mund të shohë online jo vetëm se çfarë pozicioni zë në renditje , por edhe vendet vakante të punës për profilin e tij. Testimit mund ti nënshtrohen edhe mësuesit që e kanë kryer atë vitet e mëparshme , me qëllimin e vetëm për të rritur pikët apo për të ndryshuar pozicjonin në renditje.

Sicred