KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Messi feston ditëlindjen, ja urimi që i bën bashkëshortja

Messi feston ditëlindjen, ja urimi që i bën bashkëshortja

Ylli i Barcelonës ka marrë mijëra urime në Instagram për ditëlindje, por më i veçanti ka qenë ai i dërguar nga gruaja e tij Antonella Roccuzzo. “Dëshiroj që ti të jesh i lumtur, sot e përgjithmonë i dashur” – shkruhej në mesazhin e postuar nga ledi Mesi, duke ditur momentin e vështirë që po kalon bashkëshorti i saj. Gjatë stërvitjes së një dite më parë të kombëtares argjentinase, Sampaoli është afruar pranë futbollistit për ta uruar. Një gjest që është pranuar nga Mesi pa treguar asgjë emocion, as të mirë e as të keq. Humori i numrit 10 ka qenë tepër i ulët. Ai e di që në ndeshjen e ardhshme ai nuk mund të gabojë më. Një Argjentinë e tërë po pret nga ai një përfaqësim të madh. Dhe ai nuk mund të bëjë tjetër veçse një premtim: “Mos qaj për mua Argjentina”. Të shikojmë sa do ta mbajë Mesi këtë premtim, ndërsa në shumë vende të botës, tifozë të tij të çmendur kanë festuar sipas mënyrave të tyre ditëlindjen e idhullit të tyre.

Sicred