KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Messi, e paqartë e ardhmja e tij në kombëtare

Messi, e paqartë e ardhmja e tij në kombëtare

Trajneri i përkohshëm i ekipit të futbollit të Argjentinës, Lionel Scaloni, mendon se mungesa e Lionel Mesit në dy miqësoret e ardhshme është një gjë e rastit dhe jo vendim përfundimtar. “Unë fola me Mesin, dhe nga biseda me të nuk kuptohet se çdo të ndodhë në të ardhmen” tha trajneri i Argjentinës. “Ne e dimë se çfarë përfaqëson Mesi për ne. Ai më la të kuptoj se në këto dy ndeshje nuk do të jetë, por për të adhmen do të shohim” tha ai. Pastaj Scaloni sqaroi se “nuk duhet të ketë trajner në botë që i vjen mirë që Messi nuk do të vijë. Në një konferencë shtypi në kampusin e Shoqatës së Futbollit Argjentinë në Ezeiza të Buenos Aires, trajneri i përkohshëm tha se “asnjë lojtar më ka thënë se nuk duan të jenë në ekip. Ne e dimë se duhet të shtojmë lojtarë të rinj në këtë aventurë të re, kam biseduar me shumicën dhe ata ishin të gatshëm” – tha ai.
Ekipi i Argjentinës, i drejtuar përkohësisht nga Scaloni dhe Pablo Aimar do të udhëtojnë më 1 shtator në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur në 7 shtator me Guatemalën në Los Angeles dhe 11 shtator me Kolumbinë në New Jersey. “Ne i marrim këto ndeshje miqësore si një sfidë”, tha Scaloni. “Jam i bindur se të gjithë këta lojtarë që do të veshin bluzën bardhekaltër do të dinë ta vlerësojnë rëndësinë që ajo përfaqëson” – tha ai. Për miqësoret, Scaloni ka grumbulluar 29 lojtarë, pa përfshirë, Mesin, Otamendiv, Agueron, Higuain dhe Di Maria. Midis të grumbulluarve janë Martinez, Icardi, Dybala dhe Lo Celso.

Sicred