KRYEFAQJA » LAJME » Mesi, vizitë zyrtare në Malin e Zi

Mesi, vizitë zyrtare në Malin e Zi

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë Znj. Senida Mesi ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku është pritur nga Ministrja për Administratën Publike Znj. Suzana Pribilović dhe Zëvendëskryeministri për Politikat Ekonomike dhe Sistemin Financiar, si dhe Ministër për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural të Malit të Zi, Z. Milutin Simović.

Ministrja për Administratën Publike Znj. Suzana Pribilović, ka theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave reciproke mes dy vendeve në fushën e administratës dhe shërbimeve publike.

Znj. Mesi, ndërkohë ka bërë duke dhënë një panoramë të plotë të reformës në administratën publike në Shqipëri, për një administratë profesioniste dhe të depolitizuar, cilësore, e  transparente

Pjesë e agjendës së Zëvendëskryeministres Mesi në Mal të Zi ishte edhe takimi me Z. Milutin Simović, Zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Sistemin Financiar, si dhe Ministër për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.  Projektet me interes të ndërsjellë mes dy vendeve si negocimi i kushteve tregtare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, veprimet konkrete që  për liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna, në kuadër të marrëveshjes se përbashkët të dy qeverive mbi menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare.

Gjithashtu një vemendje të veçantë ka marrë bashkëpunimi rajonal dhe sfidat e përbashketa drejt integrimit europian. Gjatë takimit, të dyja palët ndanë bindjen e plotë se rezultatet e para të kësaj marrëveshjeje do të pasojnë së shpejti.

 

Sicred