KRYEFAQJA » LAJME » Mesi: “Shqipëria, sukses në Samitin e SEECP”
Mesi: “Shqipëria, sukses në Samitin e SEECP”

Mesi: “Shqipëria, sukses në Samitin e SEECP”

Në cilësinë e vendit kryesues, Sllovenia mirëpriti në datat 23-24 Prill në Brdo pri Kranju, Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Temat kryesore të aktivitetit ishin pikërisht prioritetet e presidencës sllovene që kanë të bëjnë me zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE), sigurinë, perspektivën e të rinjve dhe transformimin digjital të shoqërisë.
Në këtë samit me temë “Bashkëpunimi në të Ardhmen i Evropës Juglindore”, Shqipëria u përfaqësua nga ZëvendësKryeministrja Senida Mesi.  Zonja Mesi në fjalën e saj nënvizoi faktin se Shqipëria është maksimalisht e angazhuar në bashkëpunimin rajonal si një instrument thelbësor në integrimin e mëtejshëm në Bashkimin Evropian (BE). Sipas Zonja Mesi, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE përforcon lidhjet brenda rajonit dhe në raport me BE-në dhe ofron një perspektivë të qartë për të ardhmen. “Procesi i Berlinit dhe bashkëpunimi ekonomik rajonal janë shumë të rëndësishme për ndërlidhjen dhe lëvizshmërinë në rajon, jo vetëm brenda Ballkanit Perëndimor por për të gjithë Evropën Juglindore”tha zëvendëskryeministrja shqiptare Mesi.
Zonja Mesi, gjithashtu u ndal tek dy rezultatet konkrete të samitit: së pari, përgëzoi Zonja Majlinda Bregu, ish ministrja shqiptare e integrimit për përzgjedhjen në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal si dhe diplomacinë shqiptare për lobimin në lidhje me këtë arritje të Shqipërisë. Ajo përgëzoi gjithashtu Kosovën për marrjen e presidencës së SEECP për vitet 2019-2020, duke nënvizuar faktin se kjo u arrit nëpërmjet konsensusit dhe parimit të gjithëpërfshirjes.

Sicred