KRYEFAQJA » LAJME » Mekanizmi i monitorimit të punës në AP

Mekanizmi i monitorimit të punës në AP

Inisiativa e përbashkët e Bashkimit europian dhe OECD – organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, SIGMA, synon që të japë mbështjeje për përmirësim në qeverisje e menaxhim për vendet pjesëtare apo që aspirojnë të bëhen pjesë. Raporti për funksionimin e reformes në administrën publike rezulton me vlerësime pozitive. Zv. Kryeministrja Senida Mesi vlerësoi se pritet të ndërtohet në vend mekanizmi i monitorimit dhe raportimit sa i takon edhe agjensive në funksion të shërbimeve në administraten publike për të sjellë shërbimet më pranë qytetarëve. Vlerësimet sa i takon një prej pesë prioriteteve për hapjen e negociatave, kanë qënë pozitive, duke shtuar mundësitë e vendit për rekomandime pozitive e vendimmarrjen për hapin e rradhës drejt Bashkimit Europian, çeljen e negociatave në Qershor të këtij viti.

Sicred